Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaRakiq: Do të largohemi nga të gjitha institucionet e Kosovës nëse deri...

Rakiq: Do të largohemi nga të gjitha institucionet e Kosovës nëse deri në fundvit s’krijohet Asociacioni

Ministri për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës,
Goran Rakiq ka mbajtur konferencë për media ku ka deklaruar se nëse nuk formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe deri në fund të vitit ata do të japin dorëheqje nga të gjitha pozitat dhe do të largohen nga institucionet e Republikës së Kosovës.

“Nëse nuk krijohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe deri në fund të vitit, unë do t’i informoj të gjithë faktorët relevantë se do të largohemi nga të gjitha institucionet e Prishtinës në veri, në të gjitha nivelet”, tha Rakiq në konferencë.

Kjo deklaratë vjen pas marrëveshjes së fundit për targat në Bruksel, ku pala serbe ka paralajmëruar se në takimin e ardhshëm të dialogut tema e parë që do të diskutohet do të jetë themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, e krahasoi aksionin e policisë së Kosovës kundër kontrabandës në disa zona të Kosovës, përfshirë veriun, me “natën e kristaltë”, duke thënë se serbët nuk durojnë më.

Gjithsesi, këto deklarata nuk ia rrezikuan vendin në Qeverinë e Kosovës, Rakiqit.

Nga Zyra e Kryeministrit thonë se udhëheqësit e Serbisë, duke mos arritur t’i kthejnë serbët kundër qeverisë së Kosovës, po tentojnë që të nxisin konflikte përbrenda qeverisë.  Kësisoj, Kurti, sipas një përgjigje të zyrës së tij, nuk do ta shkarkojë vartësin serb dhe thonë se “z.Rakiq nuk është çështje këtu. Shkarkimi i tij do ta bënte çështje”

“Nëpërmjet veprimeve tona ne po prekim nervin e çështjes. Në njërën anë po vendosim rend dhe ligj duke luftuar krimin e organizuar dhe anën tjetër po shpërfaqim destruktivitetin e Serbisë dhe karakterin e vërtetë të udhëheqësve të saj. Ata nuk po arrijnë të mobilizojnë serbët e Kosovës kundër Qeverisë sonë. Prandaj po përpiqen që të nxisin konflikte të brendshme qeveritare dhe kështu të mobilizojnë serbët e Kosovës kundër qeverisë. z.Rakiq nuk është çështje këtu. Shkarkimi i tij do ta bënte çështje”, thuhet në përgjigjen e zëdhësit e Qeverisë, Perparim Kryeziu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments