Avioni i gjeneralmajor Kanamat Botashov u godit nga një raketë amerikane, Stinger mbi qytetin e vogël Popasna në Donbass të dielën.

Vrasja e Botashov llogaritet humbja më e madhe ushtarake për Rusinë deri më tani në luftën me Ukrainën.
Mediat ukrainase raportuan të dielën për rrëzimin e një avioni luftarak rus Su-25, ndërsa Botashov ishte në kabinë.
Oficeri, i ardhur nga Kaukazi, konsiderohej një aviator i shkëlqyer.