Monday, September 16, 2024
HomeLajmeKosovaRafuna: Qeveria të ndërmerr masa, do të “zhduken” Komunat e vogla

Rafuna: Qeveria të ndërmerr masa, do të “zhduken” Komunat e vogla

Kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë, Lulzim Rafuna për Front Online thotë se ulja e numrit të popullsisë nuk shkon në interes të vendit.

Rafuna thotë se OEK ka kërkuar nga Qeveria të ndërmerr masa për parandalimin e largimit të qytetarëve nga Kosova.

“Rënia e numrit të popullsisë ka ndikim dhe impaktin e vet sidomos në uljen e konsumit në Kosovë. Dihet që çdo shtet merr masa për më rritë natalitetit dhe me shtuar popullsinë. Ulja e numrit të popullsisë nuk shkon në interes të vendit, ne kemi kërkuar nga Qeveria që të ndërmerr masa konkrete për ta rritë natalitetin e për të mos lejuar që popullata jonë të largohet nga Kosova” u shpreh Rafuna.

Rafuna ka theksuar se pushteti aktual duhet t’i mbështet prindërit në rritjen e fëmijëve me ndonjë vendim konkret.

Në rritjen e zhvillimit ekonomik ndikon rinia, thotë Rafuna.

“Një popullatë sa ma e re që është më produktive dhe ndikon drejtpërdrejtë në rritje më të shpejtë të zhvillimit ekonomik. Ekzekutivi që harton politikat duhet me urgjencë më ndërmarr veprime konkrete që me i stimuluar natalitetin dhe me gjet mënyra se si me i ndihmuar në rritjen e fëmijëve dhe si me i mbështet prindërit e mos me ndje barrën e fëmijës”, tha ai.

Rafuna thotë se me statistikat e fundit të ASK për regjistrimin e popullsisë është vërejtur një rritje në Prishtinë, ndryshe nga qytetet tjera.

“Në qytetin e Kamenicës kemi largim të mërgatës që mbi 60- 70% kanë migruar, ka qenë edhe në të kaluarën qytet me numër më të madh të migrimit, ndërsa qytetet më të mëdha si Prishtina, Prizreni, Gjilani e Ferizaj janë të njohur që ka pasur një zhvendosje të popullsisë edhe prej fshatrave e qyteteve që kanë ardhur në Prishtinë po vërehet që është rritur numri i popullsisë në kryeqytet”, përfundoi Rafuna.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments