Leonis Sadikaj nga Lebusha e Deçanit ra nga distanca 1.5 metra, vdes në vend.
Nga katër anët e Lebushës po mblidhen tek varrezat e fshatit.
Disa me vetura e disa në këmbë, familjarë e dashamirë, shokë e shoqe, të gjithë bashkë për t’ia dhënë lamtumirën e fundit Leonis Sadikajt nga Deçani.
Loja që po bënte me vëllaun e tij binjak, mesditën e së dielës ishte vdekjeprurëse.
Ai ra nga një distance 1.5 metra nga ballkoni i shtëpisë së dajve të tij ku mbeti i vdekur në vend.
Ora e varrimit po afrohej, numri i pjesëmarrësve po rritej.
Gjithçka për ceremoni ishte bërë gati.
Por kaq gati për tu përshëndetur me të nuk ishte shoqëria e tij që çdo ditë e takonte në klasë.
Pas tyre erdhën familjarët, që ju shihej dhimbja.
Ceremonia e varrimit filloi.
Shkolla ku vijonte mësimin Leonisi lexuan telegramin e ngushëllimit.
Ngushëllime kjo familje pranoi edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Pas kësaj Leonisi u varrosë.
Të gjithë luteshin për shpirtin e tij.
Vdekja e tij e kishte konstatuar Spitali i Pejës.