Në Kosovë është folur shumë herë për punën dhe ndikimin e mediave në shoqëri. Qytetarët thonë se mediave u besojnë në përgjithësi ndonëse shprehen se herë pas here kanë vërejtje për to.
Qytetari Hajrush Fazliu i cili edhe vet dikur ka punuar si gazetar ka thënë për Ekonomia Online, se atëherë kur ai ka punuar si gazetar ka qenë trajtim krejt ndryshe.
“Shiko, gazetari nuk ka çmim, unë vet kam punuar gazetar në Radio Prishtina. Para lufte gazetari nuk ka çmim sikur libri që s’ka çmim por mjerisht në çfarë situate jemi, që i ndikojnë partitë politike, qoftë qeveria, opozita dhe ia ulin vlerën gazetarit. Ky është një mëkat i madh. Atëherë kur kam punuar gazetar ka qenë tretman krejt tjetër, ju lutem ju skeni lidhje informacioni por kur kam punaur unë gazetar, kam bë emisione dhe ka qenë ndryshe ka pas respekt gazetari a sot i shajnë, marre është sinqerisht”,ka thënë Hajrush Fazliu.
Ndërsa qytetari Bajram Kastrati ka thënë se gazetarët e bëjnë një punë të mirë por sipas tij, nuk u beson 100%.
“Të besueshëm, nuk mund të themi 100% sepse ka një vlim të informacioneve , por po gazetarët e bëjnë një punë të mirë në shoqëri e ndihmojnë ka edhe ndohnjëherë ndonjë gabim ndonjë diçka, por janë çështje tranzicioni. Puna e ka gazetarëve ka ndryshuar për mirë, ta bëjmë dallimin gazetarë e opinionistë, sepse opinionistat po e ngarkojnë opinionin ndërsa gazetarët po e bëjnë një punën relativisht të mirë, gazetarë mos u friksoni, punoni më shumë, investigoni, kaq”, ka thënë Bajram Kastrati.
E Blerim Muriqi një tjetër qytetar shprehet se u beson shumë gazetarëve. Ai ka theksuar se kanë pasur shumë probleme në Mitrovicën e Veriut.
“Gazetarët për mua janë të besueshëm, deri diku mirë është, probleme kanë pasur boll në Mitrovicën e Veriut deri i kanë rrahë. I kanë qit për toke, por mediat duhet me pas kujdes gjithmonë, me shkru të vërtetën mos me shkruajt ndonjë send që nuk e di. Më mirë me kqyr diku ku është e vertetë se sa atë që nuk është, mundem me bë gabime por për neve mirë është nuk është keq. Shumë ka ndryshuar, në krahasim me para, tash është shumë e ndryshuar, informacione kemi sa dush prej mediave, në facebook e ku të duash. Në shesh s’na pengojnë, ne jemi penzionera, s’ka çka me na pengu”, ka thënë Blerim Muriqi.
Një tjetër qytetar në shesh të Prishtinës është shprehur se pa gazëtarët nuk do të ishte shtetësia dhe rrugëtimi i të gjitha të arriturave në një shtet.
“Gazetaria është një medum i veçantë. Kur është fjala tek prononcimet, evidentimit, pjesa e informimit dhe shumëçka tjetër sepse pa ta nuk do të ishte shtetësia dhe rrugëtimi i të gjitha të arriturave. Në një shtet pa pjesën mediale si është gazetaria apo diçka tjetër, ne kemi gazetarë të shkëlqyeshëm, ka të cilët pak a ka shumë e improvizojnë profesionin e vet. Ka gazetarë të tillë të cilët në fjalorin dhe gjuhësinë e tyre kur flasin nuk i përmbushin kriteret që duhet ti ketë sepse është medium publik. Megjithatë pjesa dërmuese është pjesë e gazetarisë produktive dhe ajo çka nga këndvështrimi im është se hulutues nga ngjarje tjera, meqë vi nga fusha e kulturës, pak punohët në promovimin e kulturës dhe artit në përgjithësi” , ka thënë ai .