Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaQytetarët të mllefosur me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore

Qytetarët të mllefosur me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore

Kosova po ballafaqohet me rritje të çmimeve të produkteve ushqimore. Sipas Agjencisë së Statistikave që nga muaji i kaluar çmimet janë rritur për 49 për qind.

Së fundmi është ngritur edhe çmimi i bukës nga 40 cent sa ishte në 50 cent. E përveq bukës janë ngritur edhe çmimet e produkteve të tjera, si ai i mishit, qumështit, djathit, vezëve, vajrave, sheqerit edhe shumë produkte të tjera.

Kjo situatë shqetësuese për shumicën e qytetarëve është e papërballueshme, ndërsa për disa është shumë normale.

Lajmi.net ka pyetur qytetarët në lidhje me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, a janë të përballueshme këto ngritje për qytetarët, dhe çfarë duhet të ndërmarrë Qeveria për të ndihmuar në përballimin e situatës së krijuar?

Shumica e e qytetarëve janë shprehur të mllefosur nga këto ngritje, por ka pasur edhe nga ata që ngritjet e tilla i kanë parë shumë të arsyeshme.

“Jam shumë i knaqun, ka dy telefona po i mbajna, po kemi për ato”, është shprehur një qytetar për lajmi.net.

Por, qytetarët e tjerë e kanë quajtur edhe katastrofë situatën e krijuar, madje ka pasur edhe nga ata që çmimet në Kosovë i kanë cilësuar shumë më të larta në krahasim në krahasim me vendet e Europës.

“Unë nuk jetoj këtu, por çmimet ktu ishin më të larta se në Zvicër”, u shpreh një qytetarë tjetër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments