Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit të vendit, Ibrahim Rugova.
Me këtë rast Osmani deklaroi se Rugova ishte një ndër figurat më të larta të shtetit.
Me të përfunduar homazhet Osmanin po e prisnin disa qytetarë të cilët kishin ardhur nga shteti i Norvegjisë.
Madje të njëjtit me vete kishin marrë edhe një lule të cilët ia dhuruan presidentes, teksa i uruan suksese në postin e marrë.
“Jam alergji në disa prej luleve, por në këtë jo”, tha presidentja Osmani teksa pranoi lulen.
Por ishte pikërisht bashkëshorti i saj Prindon Sadriu që për shaka e pyeti qytetaren nëse e di se “si duhet ujitur lulen”.