
Qytetarët e Kosovës kanë filluar të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, pasi që më 1 janar filloi zbatimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet e zonës Schengen – duke përjashtuar Spanjën që nuk e njeh pavarësinë e as pasaportën e Kosovës.
Disa qytetarë me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, udhëtimin pa viza e quajtën “ndjenjë të papërshkrueshme”.
Video: