Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaQytetarët do të kenë qasje në vendimet e Supremes për procedurat disiplinore...

Qytetarët do të kenë qasje në vendimet e Supremes për procedurat disiplinore ndaj gjyqtarëve

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka marrë vendim më të cilin detyrohen kryetarët e gjykatave, si autoritet kompetent, të publikojnë vendimet e tyre lidhur me refuzimin apo hudhjen poshtë të ankesave të personave fizik dhe juridik ndaj gjyqtarëve.

 

Po ashtu, KGjK mori vendim që në ueb-faqe të publikohen të gjitha vendimet përfundimtare të Gjykatës Supreme lidhur me procedurën disiplinore të zhvilluar ndaj gjyqtarëve.

Rreze Hoxha-Zhuja nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), thotë se një gjë e tillë rrit transparencën dhe besimin e publikut karshi institucioneve të drejtësisë.

Por Këshilli Prokurorial nuk bënë ndarjen e vendimeve, ngase vendimet e këshillit janë të qasshme në formë statistikore vetëm në një vend.

“’Drejtësia Sot’, në vazhdimësi ka vlerësuar lartë transparencën që arrihet përmes uebfaqes së Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial. Veçanërisht në uebfaqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës ekziston një indikator i cili bënë dallimin e vendimeve për procedura disiplinore që merren nga panel i Këshillit Gjyqësor ndaj vendimeve të tjera që i merr Këshilli. Një gjë e tillë fatkeqësisht nuk haset tek uebfaqja e Këshillit Prokurorial ku të gjitha vendimet e këshillit janë të qasshme në formë statistikore vetëm në një vend”.

“Ajo çfarë është pozitive te Këshilli Prokurorial i Kosovës është që i njëjti bënë publikimin e vendimeve të Gjykatës Supreme lidhur me ankesat e palëve ndaj vendimeve të paneleve disiplinore. Një gjë e tillë fatkeqësisht nuk haset te Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Një praktikë e tillë është trajtuar tek analiza e fundit që është publikuar nga Drejtësia Sot në muajin korrik të këtij viti e titulluar natyra e çështjeve disiplinore në sistemin gjyqësor dhe prokurorial ku kemi kërkuar që Këshilli Gjyqësor dhe Gjykata Supreme t’i publikojnë vendimet e Gjykatës Supreme sa i përket ankesave të palëve ndaj vendimeve të paneleve disiplinore të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Në mbledhjen e mbajtur të KGjK-së është marrë vendim që këto vendime të publikohen dhe një gjë e tillë ndikon në rritjen e transparencës dhe besimin e publikut karshi institucioneve të drejtësisë”.

Ajo theksoi se publikime të tilla mundësojnë që qytetarët të kenë qasje direkte në vendimet që merren si nga KGjK-ja po ashtu edhe nga KPK-ja.

“Ky është një hap tutje që mundëson që qytetarët të kenë qasje direkte në vendimet që merren prej gjykatës supreme lidhur me ankesat e tyre si palë ndaj vendimeve të panelit disiplinor të cilat krijohen në kuadër të kërkesave të qytetarëve në bazë të ankesave që i kanë për trajtimin e  tyre nga ana e sistemit qoftë për gjyqtar apo prokuror. Këshilli Prokurorial e ka praktikën e publikimit të vendimeve të Gjykatës Supreme gjë që e rrit transparencën dhe iu ofron qytetarëve qasje direkte në vendimet që merren nga kjo gjykatë lidhur me ankesat e tyre”.

“Kjo gjë nuk ka qenë praktikë në Këshillin Gjyqësor mirëpo Këshilli Gjyqësor ofron një opsion tjetër i cili në formë statistikore e tregon numrin e vendimeve disiplinore në një indikator të ndryshëm nga vendimet e tjera të këshillit. Nëse një qytetar është i interesuar të kuptojë sesa vendime disiplinore janë marrë nga panelet e Këshillit Gjyqësor atë mund ta gjejë në uebfaqen e Këshillit Gjyqësor. Ndërsa një gjë e tillë nuk është e qasshme në Këshillin Prokurorial në uebfaqe sepse këto vendimet llogariten me vendimet e tjera të Këshillit Prokuorial”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments