Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaQytetarët ankohen për rritje të çmimeve – konsiderohet goditje për ekonominë

Qytetarët ankohen për rritje të çmimeve – konsiderohet goditje për ekonominë

Ngritjen e çmimeve të produkteve bazë në tre mujorin e fundit po e sheh si pasojë të pandemisë ish-kryetari i Odës Ekonomike Kosovare (OEK), Safet Gërxhaliu.

Gërxhaliu ka thënë se rritja e çmimeve bazë për 1.2 për qind në muajt e fundit, do ta godet edhe më shumë ekonominë familjare të qytetarëve kosovarë.

 “Në aspektin ekonomik po e shihni që vërtetë është një krizë që ka goditur tërë botën dhe kjo po reflektohet në Kosovë dhe çka e vështirëson edhe më tepër ekonominë kosovare në veçanti ekonominë familjare është inflacioni i importuar, vetë fakti që kemi rritje të importeve, kemi mbyllje të ekonomive vendore dhe nuk kemi mbështetje direkte për qytetarët e Kosovës, apo nuk kanë pasur mundësi qytetarët të shijojnë dorën e shtetit ndikon në rritje të këtij fenomeni që do ta godet edhe më tepër qytetarin e Kosovës”, është shprehur ai.

Sipas Gërxhaliut qytetarët janë të frustruar nga ky ndryshim çmimesh të produkteve ushqimore, sepse atë që mund ta blinin më 100 euro tani nuk mund ta blejnë as më 130 euro.

“Është e vërtetë që Kosova pas pandemisë Covid do të ballafaqohet me pandemi sociale dhe ekonomike dhe në këtë drejtim shteti duhet të gjejë mekanizma si ta ndalojë rritjen e infloacionit nga importi, si të jetë më afër qytetarëve dhe si ta ketë prioritet politikën sociale. Në këtë drejtim besoj që qytetarët e Kosovë janë të frustruar nga fakti se ata që kanë mundur ta blejnë vitin e kaluar me 100 euro nuk mund ta blejnë këtë vit me 130 euro dhe ky është një fenomen që është duke futur frikë dhe në veçanti kur shihet që agjenda politike është dominante në Kosovë dhe për aspektin ekonomik dhe social ka shumë pak hapësirë” ka shtuar ai.

Gërxhaliu konsideron se Kosova ka fuqi blerëse të dobët, por që ata po e kalojnë këtë krizë falë remitencave të bashkatdhetarëve.

“Prandaj duhet të analizohen modalitete se si të mbështetet qytetari dhe si të ndalohet hovi i rritjes së floacionit, sepse sa më shumë rritet floacioni kemi fuqi më të dobët blerëse në Kosovë dhe e gjithë kjo gjeneron efekte negative që do të reflektohen. Për momentin falë remitancave dhe kursimeve të qytetarëve mund të tejkalohet por në periudhë kohore afatmesme dhe afatgjatë do të jetë mjaftë sfiduese” ka thënë ai.

Hajdin Zeqiri, pensionist, është ankuar se me këtë rritje edhe të ushqyerit do të bëhet i vështirë.

“Për çmimet që janë rrit ato nuk po pranojmë asnjë por nuk po kemi zgjidhje. Me një pension çka mundet të bëjë njeriu”, ka deklaruar Zeqiri.

“As bukë nuk mund të hash siç duhet. Nuk po na pyesin neve po bëjnë si po duan. Është e vështirë shumë, s’ka punësim, pensionet e vogla çka me bë me to”, ka thënë ai.

Ndërsa Blerim Gashi ka thënë se ekonomia e vendit është shkatërruar, por që për shkak të krizës me pandeminë e sheh të paarsyeshëm rritjen e çmimeve.

“Për shkak të krizës nuk është e arsyeshme por edhe ata i kanë interesat e veta. Ekonomia e Kosovës është e shkatërruar, por duhet me mbijetuar s’kemi çfarë të bëjmë” është shprehur ai.

Bajram Shala, nga Prishtina ka thënë se beson se do të punohet në zbutje të kësaj krize dhe rritjes së çmimeve.

“Është një ngarkesë pak e buxhetit familjar, por çmimet janë të arsyeshme ndoshta e duhet të shtrenjtohet. Unë besoj që e kemi një kryeministër shumë vigjilent e largpamës edhe në mundësitë e tij do ta zbutë këtë krizë e këtë shtrenjtimi, këtë infloacion”, ka thënë ai.

40% e të ardhurave në ekonomitë familjare kosovare, shkojnë për konsum ditor.

Kështu tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, bazuar në raportin për rritjen e çmimeve për tre mujorin parë të këtij viti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments