Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaQytetarët ankohen, KEDS: 80% të tyre nuk i preku shtrenjtimi

Qytetarët ankohen, KEDS: 80% të tyre nuk i preku shtrenjtimi

Në muajin mars qytetarët morën për herë të parë faturën e plotë me tarifën e shtrenjtë, disa nga ta thanë se ajo nuk  i preku fare, kurse disa nga ta thonë se vërejtën rritje drastike

Sabri Bektashi sapo kishte paguar faturën e tij të rrymës. Fletëpagesën po e paloste.

Megjithatë fatura i mbeti në dorë pasi po mundohej ta kuptonte se si KEDS-i kishte bërë llogaritë për shpenzimin e energjisë nga ana e tij

78 vjeçari duket se i kishte rënë në fije.

E pikërisht në muajin e  kaluar pra në mars, fatura ishte për herë të parë plotësisht  me tarifë të shtrenjtë.

78 vjeçari tha se e vërejti ndryshimin edhe në çmim.

Ndërsa, një qytetar tjetër që gjithashtu sapo kishte paguar faturën tha se nuk kishte vërejtur ndonjë ndryshim te madh.

Ndërkohe nga vet KEDS thonë se gjithçka shkoi në rregull. Por shpjegojnë edhe arsyeje se pse në disa raste shtrenjtimi në faturat e qytetarëve është i madh, e në disa raste as nuk vërehet

Sipas zëdhënësit për media në këtë institucion thuhet se shtrenjtimi preku numër të vogël të qytetarëve.

Ndërkohë nga organizata INDEP thonë në llogaritjen e shpenzimeve jo gjithçka ishte e qartë.

Shtrenjtimi i energjisë elektrike erdhi pas kërkesës së ZRRE-së me rritjen e çmimit të saj në tregjet ndërkombëtare.

Për ta shikuar storien e plotë, klikoni këtu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments