Deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha në “Pressing” në T7 se synimi i terroristëve nuk ka qenë që të rrinë brenda në Manastirin e Banjskës, por të kapin objektet strategjike nga ku do të kontrollonin depërtimin e forcave tona.
“Kam bindjen që kanë qenë përkohësisht brenda ambientit të Manastirit, kurse synimi i tyre ka qenë kapja e objekteve strategjike, nga ku munden me kontrollu depërtimin e forcave tona”, tha Quni në Pressing
“Operacioni si ky nuk mund të zhvillohet pa vëmendjen e një shteti të fuqishëm. Prapa tyre ka qëndru një logjistikë e fortë, një motivim, një dritë e gjelbër që ja ka dhanë lejen që tani ju mundeni me fillu me ditën 1. Jam i bindur se të arrestuarit do të tregojnë se si ka fillu zingjiri komandues, kush u ka mbajt instruksionet, kush i ka motivu. Në cilat ambiente kanë qenë të strehuar. Mund të shndërrohen në dëshmitaë bashkëpunes”, u shpreh ai.