Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka shkruar në Facebook pas dorëheqjes së ish-gjeneralit të FSK-së, Rrahman Rama.
Quni ka falënderuar Ramën për kontributin e dhënë në ndërtimin e ushtrisë, si garantuese e lirisë dhe paqes.
“Si ish ushtarak i UÇK-së, TMK-së, FSK-së dhe Ministër i Mbrojtjes, me gjeneralet Rama dhe Jashari kam vetem përvoja të mira, në rrugëtimin për idealin e përbashkët, për lirinë e Kosovës dhe ndërtimin e ushtrisë, si garantuese e lirisë dhe paqes. Gjeneral Rama, faleminderit për shërbimin”, ka shkruar Quni në Facebook.
Në anën tjetër, Quni ka uruar gjeneralin e ri të FSK-së, Bashkim Jasharin për detyrën e re si komandant i FSK-së.
Postimi i plotë i Qunit: