Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), së fundi ka finalizuar një tender me kontratë.
Këtë herë, QKUK ka arritur marrëveshje me një operator ekonomik i cili ka për detyre mirëmbajtjen e laurave dhe sistemin e vijueshmërisë në punë.
Për kontraten “Menaxhimi dhe mirëmbajtja e laurave dhe sistemit të vijueshmërisë në punë”, janë ndarë hiç më pak se 75 mijë e 732,40 euro.
Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Kosova Information Technology”.
Tutje, bëhet me dije se tenderi me çmimin më të përgjegjshëm ka qenë po ai i cili edhe është kurorëzuar.
