Kosova para disa muajsh mësoi ekipet kundërshtare në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Pikërisht Qipro është ekipi përfaqësues me të cilin Kosova do të nis kualifikimet dhe ndeshjet në Ligën e Kombeve.
Ekipi i Alain Giresse do të luajë sot ndeshjen e parë në udhëtim te Qipro dhe është gati për të nisur pozitivisht këto kualifikime. Ndeshja do të zhvillohet ora 18:00.
2 min
49′ Aro Muriq lëshon një pasim nga porta në portë, por goditja e Berishës përfundon në duart e portierit të Qipros.
4 min
47′ Kosova e nis në sulm. Rashica harkon për Muqirin, por topi devijohet nga mbrojtja e shkon te Kastrati që gjuan mbi portë.
21 min
Mbyllet pa gola pjesa e parë
32 min
34′ Harkim i rrezikshëm në zonën e Kosovës, Aro Muric dhe Lirim Kastrati nuk kuptohet, por mbrojtësi dërgon topin në këndore.
53 min
14’ Marinos Tzionis tenton të harkojë, por bllokohet nga Lirim Kastrati.
57 min
11′ Aksion i bukur i Kosovës. Rashica kthen një top në zonë, por Muriqi nuk e pranon mirë.
59 min
8′ Sotiriou i Qipros gjuan, por mbi portën e Aro Muric.
1 orë
2′ Aliti harkon në zonë, portieri qipriot pret.
1 orë
Fillon ndeshja
1 orë
Qipro kundërshtar i panjohur për Kosovën – ecuria e tyre, lojtarët dhe trajneri
Kosova do të nis ciklin e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve me ndeshjen në udhëtim te Qipro në kuadër të Grupit 2 në Ligën C dhe Telegrafi më poshtë iu sjell disa fakte dhe statistika në lidhje me ekipin tonë dhe atë kundërshtar.
Qiproja rinovoi qëndrimin e saj në Ligën C të Ligës së Kombeve duke fituar ndeshjen e tyre në “play-out” kundër Estonisë me rezultat të përgjithshëm 2-0, me ekipin e renditur në vendin e 105-të të FIFA-s.
Ata gjithashtu e gjejnë veten të renditur vetëm dy vende më mirë se Kosova e 107-ta, në atë që është përballja e parë mes vete, por me Dardanët që kanë skuadër shumë më cilësore.
Lajmi i plotë…
2 orë
FFK me video motivuese për startin e Ligës së Kombeve
FFK ka postuar një video për fillimin e sezonit në Ligën e Kombeve, ku shihen lojtarët dhe tifozët, gjatë ndeshjeve të shkuara.
2 orë
Formacionet zyrtare, Qipro – Kosovë: Giresse vjen me disa ndryshime
Kosova do ta nis Ligën e Kombeve ndaj Qipros si mysafir në AEK Arena në Larnaca.
Ndeshja fillon në ora 18:00, ndërsa do të jetë debutim në një ndeshje zyrtare për përzgjedhësin Alain Giresse.
Qipro: Michael, Kyrlakou, Gogic, Panaglotulu, Antoniou, Artymatas, Kastanos, Papulis, Ioannou, Tzonis, Sotiriou
Kosova: Muric, L. Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti, Fazliji, Idrizi, V. Berisha, Zhegrova, Muriqi, Rashica.