Monday, November 25, 2024
HomeBotaQielli i kaltër mbi Ukrainë mbetet i papenguar për avionët rusë: NATO...

Qielli i kaltër mbi Ukrainë mbetet i papenguar për avionët rusë: NATO s’do të aplikojë ndalim-fluturim

Ministrat e Jashtëm të NATO-s u dakorduan që të mos aplikojnë zonën e ndalim-fluturimit mbi hapësirën ajrore të Ukrainës, ka deklaruar Sekretari Jens Stoltenberg.

Ai tha se është diskutuar çështja e zonës së ndaluar të fluturimit mbi Ukrainë, të cilën e kanë kërkuar vazhdimisht Presidenti Zelensky dhe autoritetet ukrainase por që anëtarët e NATO-s kanë rënë dakord që avionët e aleancës veriatlantike nuk duhet të operojnë mbi hapësirën ajrore të Ukrainës, shkruan The Guardian.

“Krijimi i një zone të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë mund të rezultojë në përhapjen e luftës në më shumë vende evropiane” tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Duke folur për gazetarët në Bruksel pas një takimi me ministrat e jashtëm të NATO-s, ai tha:

“Ne e kuptojmë dëshpërimin, por besojmë gjithashtu se nëse do ta bënim këtë (duke krijuar një zonë ndalim-fluturimi) do të përfundonim me diçka që mund të çonte në një luftë të plotë në Evropë, duke përfshirë shumë më tepër vende”, tha ai.

Aleatët ranë dakord që të mos kenë aeroplanë të NATO-s që veprojnë në hapësirën ajrore të Ukrainës ose trupa të NATO-s në territorin e Ukrainës, tha ai.

“Në të njëjtën kohë, ne kemi një përgjegjësi si aleatë të NATO-s për të parandaluar që kjo luftë të përshkallëzohet përtej Ukrainës, sepse kjo do të ishte edhe më e rrezikshme, më shkatërruese dhe do të shkaktonte edhe më shumë vuajtje njerëzore”, u shpreh Stoltenberg.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje NATO-s dhe aleancës perëndimore që të vendos për “një zonë të ndalimit-fluturimit” mbi Ukrainë, pasi Rusia po vazhdon me bombardime ajrore në qytetet e Ukrainës.

Sipas Zelenskyt, një vendim i tillë i NATO-s, do të ishte “hapi më i rëndësishëm” për ndaljen e sulmeve ruse.

“Nëse nuk keni fuqi që të na siguroni një zonë të ndalim-fluturimit, m’i jepni mua avionët. A nuk do të ishte e drejtë, kështu”, kishte thënë Zelensky, kur ripërsëriti kërkësen e njëjtë ndaj NATO-s.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments