Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha i cili ishte pjesë marrës gjatë prezantimit të masave për mbështetjen e prodhuesve nga kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se këto masat janë të mirëseardhura për biznese, por ka rekomanduar masën shtesë për prodhuesit e energjisë elektrike, sidomos në këtë kohë të krizës së energjisë elektrike.
Kryeministri Kurti ka thënë se pajtohet se në të ardhmen duhet të jetë në prioritet.
Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi ka kërkuar nga qeveria që të merret parasysh projekti i kësaj ode për “Arkën patriot”, që ka për qëllim për nxitjen e konsumit të prodhimeve vendore.
Poashtu Krasniqi ngriti edhe çështjen krizës së shkaktuar nga inflacioni i lartë dhe krizës së paralajmëruar energjetike.
Kryeministri Kurti tha se si qeveri janë të përqendruar tek prodhimtaria vendore për ngritjen e kapaciteteve prodhuese.
Derisa, ministri i Financave, Punës dhe Tranfereve, Hekuran Murati tha se të gjitha këto kërkesa nga OAK dhe komuniteti i biznesit do të merren parasysh.
Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane(OEAK) tha se qëllimi i kësaj ode fuqizimi ose krijimi i marrëdhënieve ekonomike me ShBA-të, derisa përmendi se aktiviteti ekonomike me ShBA, në aspektin e raportit tregtar me këtë shtet janë në rritje.
Edhe Zeka përshëndeti ndërmarrjen e masave nga ana e Qeverisë për bizneset.