Wednesday, March 12, 2025
HomeLajmeQeveria sot hap rrugë për dy emërime të larta në shëndetësi, ja...

Qeveria sot hap rrugë për dy emërime të larta në shëndetësi, ja emrat e mundshëm

Qeveria e Kosovës sot në mbledhje pritet të emërojë  dy komisione Ad-hoc  për vlerësimin profesional për pranim në dy pozita të larta në sistemin e shëndetësisë.

Dy komisionet do të merren me përzgjedhjen e kryeinspektorit shëndetësor në Inspektoriatin Shëndetësor dhe drejtorin ekzekutiv për produkte dhe pajisje medicinale.

Ka vite që këto dy pozita udhëhiqen nga zëvendëss ose ushtrues detyre.

Zëvendësues i Kryeinspektorit Shëndetësor aktualisht është Labinot Zeqiri.

Ndërsa sipas një njoftimi të ministrisë së Shëndetësisë tashmë kanë hyrë në listë të ngushtë tetë kandidatët.

“Pas përfundimit të procesit të verifikimit paraprak të aplikacioneve për pozitën Drejtor Ekzekutiv, me numër reference RN00013306 të procedurës për pranimin në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, ju njoftojmë se kandidatët që plotësojnë kriteret sipas shpalljes së konkursit janë:

Driton Bajramaj; Granita Selimaj; Gurakuq Kastrati; Hilmi Shala; Lebibe Haliti; Muharrem Mustafa; Nadire Lleshi; Sejdë Tolaj: Sulltane Havolli”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments