Sunday, November 17, 2024
HomeLajmeKosovaQeveria nis pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët

Qeveria nis pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët

Qeveria nis zbatimin e masës 3.5, që ka të bëjë me pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sot po realizojnë një zotim të tyre pa u bërë 6 muaj qeverisje për mbështetje të lehonave dhe shtesave për fëmijët.

Me këtë mbështetje Kurti thotë se po rrisin mirëqenien e po ulin varfërinë në vend.

Ministri i Financave, Hekuran Murati një konferencë të përbashkët me kryeministrin Kurti në lidhje me zbatimin e masës 3.5-Pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, tha se me vendim të kësaj Ministrie, nënat e reja (lehonat) do të mbështeten nga Qeveria duke përfshirë 170 në muaj dhe njëkohësisht do të fillojë zbatimi gradual i programit për shtesat e fëmijëve.

Mbështetja për fëmijët e moshës 0-24 muaj do të jetë 20 euro në muaj, kurse për ata nën moshën 16 vjeç do të jetë 10 euro.

Kurti tha se implementimi i kësaj pako synohet që gratë të jenë të barabarta më shoqëri dhe përmes kësaj mbështetja financiare të rritet pozita e saj vendimmarrëse.

“Përveç se premtim dhe qëllim kjo mbështetje është vlerë dhe botëkuptim i kësaj Qeverie. Ne jemi zotuar se do ta rrisim mirëqenien dhe do ta ulim varfërinë. Përmes kësaj pako po dëshmojmë që nevojat e qytetarëve janë pikënisje e Qeverisë.  Ne duam ti mbështesim gratë sepse synojmë shoqëri të barabartë. Për ne barazia nuk kufizohet vetëm me mundësi të barabarta por arrihet kur mundësit marrin nevojat dhe kanë rezultat të barabartë. Me këtë formë të mbështetjes po e fuqizojmë rolin e gruas në shoqëri. Po kujdesimi për mirëqenien e saj financiare derisa ajo po kujdeset për fëmijën”, është shprehur Kurti.

Ndërsa ministri Hekuran Murati tha se pagesat për nënat do të shkojnë direkt në llogaritë e tyre.

Sipas Muratit përfituese do të jenë të gjitha ato nëna mbi moshën 18 vjeçare.

Murati ka thënë se ato që nuk figurojnë të punësuara që 12 muaj në ATK përfitojnë 170 euro për 6 muaj kurse ato që figurojnë të punësuara përfitojnë 170 euro për 3 muaj.

Poashtu Murati bëri me dije se shtesat e fëmijëve do të fillojnë të ndahen qysh tani.

“Për fëmijët nga 0 deri në 24 muaj do të jetë 20 euro kurse 24 deri 16 vjet nga 10 euro”, ka thënë ai.

Gjatë konferencës u bë edhe demonstrimi i një aplikimi përmes platformës online E-Kosova për të qenë përfitues për këto dy pika nga masa 3.5.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments