Sunday, September 8, 2024
HomeLajmeKosovaQeveria ndryshon projektligjin që dërgon FSK-në në operacione jashtë vendit

Qeveria ndryshon projektligjin që dërgon FSK-në në operacione jashtë vendit

Qeveria e Kosovës, ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ky projektligj bënë rregullimin e dërgimit të FSK-së jashtë vendit për të marrë pjesë në operacione të paqesë dhe ndërkombëtare.

“Ky projektligj bënë rregullimin e proceduat e dërgimit të FSK-së jashtë vendit si dhe marrjen pjesë në operacionet e paqes dhe operacioneve ndërkombëtare dhe aktivitete tjera”, u shpreh Kurti.

E ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se ky projektligj është i rëndësishëm për shkak se sipas tij, FSK-ja është e gatshme që të kryejë operacione ndërkombëtare.“Duke marrë për bazë aksionin aktual të FSK-së që është e gatshme që të merr pjesë në operacionet ndërkombëtare. Procesi i zhvillimit te FSK-së që është e gatshëm që të marrin pjesë në operacionet e ndërkombëtare dhe rritjen e interesimit është e nevojshme që të bëhet ndryshimi sipas ligjit të mbrojtjes. Plotësim ndryshimi që është bërë në këtë ligj ka të bëjë në disa ndryshim që kanë të bëjnë me nenin 10 të këtij projektligji”, ka thënë Maqedonci.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments