Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeQeveria mban mbledhje, miratohen dy vendime

Qeveria mban mbledhje, miratohen dy vendime

Qeveria e Kosovës sot ka zhvilluar mbledhje elektronike.

Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit në këtë mbledhjen janë miratuar dy vendime:

– Vendimin me të cilin Autorizohet Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për kryerjen e punëve përgatitore për përcaktimin e përshtatshmërisë potenciale të një ose më shumë parcelave të pronës së paluajtshme për realizimin e ‘’Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’’, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak,  Komuna Leposaviq.

– Vendimin për shqyrtimin e  mëtejmë të kërkesës me vetiniciativë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat janë të nevojshme për realizimin e ‘’Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’’, Zonat Kadastrale: Bistricë e Shalës, Bregu i Madh, Dren, Leshak  dhe Koshtovë, Komuna Leposaviq dhe Zonat Kadastrale: Bërnjak, Zubin Potok, Banjë dhe Jasenovik i Epërm, Komuna Zubin Potok.​

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments