Monday, November 25, 2024
HomeLajmeQeveria mban mbledhje, këto janë vendimet

Qeveria mban mbledhje, këto janë vendimet

Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka zhvilluar një mbledhje elektronike.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar edhe për vendimet e marra në këtë mbledhje, në të cilën ka:

–        Rialokuar 320,428.00€ për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në shërbim të zbatimit të Programit “Masat preventive – intervenime emergjente” nëpër komuna të ndryshme.

–        Miratuar vendimin për dhënien e pronës së paluajtshme, të konfiskuar me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë PKR Nr. 1046/16, në shfrytëzim për Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës.

–        Aprovuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e trajtimit të Ujërave të zeza në Ferizaj.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments