Saturday, November 23, 2024
HomeBotaQeveria malazeze vendos masa të reja për të hyrë në restorante dhe...

Qeveria malazeze vendos masa të reja për të hyrë në restorante dhe klube të natës

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar masa të reja kundër Covid-19, kufizime që do të jenë në fuqi deri më 20 gusht.

Bëhet fjalë për masa të tilla si: Personi të jetë vaksinuar ose ka marrë dozën e parë anti-covid, ka një test negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi se ka kaluar virusin, dëshmi e një testi të shpejtë të antigjenit negativ, jo më të vjetër se 48 orë që të hyjë në restorant, klubet e natës apo diskoteka.

“Një nga këto kushte duhet të zotërohet nga të gjithë punonjësit në industrinë e hotelerisë”, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, Igor Galiq.

Pronarët e objekteve janë të detyruar të caktojnë një person, i cili do të kontrollojë posedimin e provave të vaksinimit ose testeve negative.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments