Një kandidat në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Ekuadorit, i cili ka bërë fushatë kundër korrupsionit dhe bandave, është qëlluar për vdekje në një tubim të fushatës.
Fernando Villavicencio, një anëtar i asamblesë kombëtare të vendit, u sulmua teksa po largohej nga ngjarja në kryeqytetin, Quito, të mërkurën, shkruan BBC.
Ai është një nga kandidatët e paktë që pretendonte se ekziston lidhje mes krimit të organizuar dhe zyrtarëve qeveritarë në Ekuador.
Pas atentatit është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
Dëshmitarët thanë se Villavicencio, një kongresmen në detyrë dhe ish-gazetar, u qëllua tre herë.
Një anëtar i ekipit të tij të fushatës tha për mediat lokale se 59-vjeçari po hipte në një makinë kur një burrë doli përpara dhe e qëlloi në kokë.
I dyshuari u qëllua gjithashtu, në një shkëmbim plumbash me sigurinë dhe më vonë vdiq nga plagët.
Në kaos, nëntë persona të tjerë u plagosën, duke përfshirë një kandidat për asamblenë e vendit dhe dy oficerë policie, thanë prokurorët e Ekuadorit.
Gjashtë persona janë arrestuar nga policia në lidhje me atentatin.