Qeveria gjermane po bën thirrje për një bllokim të shkurtër në të gjithë vendin për të provuar dhe frenuar përhapjen e koronavirusit.
“Çdo thirrje për një bllokim të shkurtër, të unifikuar, është e saktë,” konfirmoi të mërkurën Ulrike Demmer, zëdhënësja e kancelares gjermane Angela Merkel.
“Shumëllojshmëria e masave aktuale nuk po kontribuon në siguri ose në pranim,” shtoi ajo, duke theksuar rëndësinë e një “qasjeje të përbashkët federale”, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Demmer vazhdoi duke thënë se situata aktuale ishte e paqëndrueshme, me shumë presion mbi kujdesin shëndetësor gjerman. “Ne kemi nevojë për një normë të qëndrueshme të incidencës nën 100”, përfundoi ajo.
Javën e kaluar, autoriteti i shëndetit publik të Gjermanisë, Instituti Robert Koch, zbuloi se varianti i koronavirusit B.1.1.7 – i cili u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar – përbënte gati 90% të infeksioneve të reja në vend.