Qeveria e Serbisë i ka dërguar një kërkesë presidentit, Aleksandar Vuçiq për shpërndarjen e kuvendit dhe thirrjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Sipas qeverisë që drejtohet nga Ana Bërnabiq, mbajtja e këtyre zgjedhjeve në rrethanat e tanishme do të siguronte demokraci më të lartë, reduktim të tensioneve, mënjanim të gjuhës së urrejtjes dhe afirmim të të drejtës së shprehjes.

Një kërkesë për zgjedhje të parakohshme të Vuçiq kishte shkuar edhe më 11 shtator, nga disa parti opozitare, raporton Euronews.rs.