Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaQeveria e favorizoi kundërligjshëm “Kosmonte Foods” si Investitor Strategjik

Qeveria e favorizoi kundërligjshëm “Kosmonte Foods” si Investitor Strategjik

Në fund të muajit të kaluar, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj, i ka dhënë statusin e investitorit strategjik, kompanisë vendore ‘Kosmonte Foods’.

 

Legjislacioni për investimet strategjike, i përbërë nga ligji për investimet strategjike, si dhe një sërë vendimesh të Këshillit Ndërministror të miratuara, përfaqëson kuadrin rregullator të ri e posaçërisht të fokusuar në tërheqjen e investimeve të huaja, apo “zgjimit”, të kapitalit të vendas.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari gjatë prezantimit të arsyetimit ka thënë se deri në fund të vitit 2025 investimet e kompanisë  “Kosmonte Fuds” kapin vlerën prej 11 milionë euro.

“Grupi operacional në bashkëpunim me KIESA-në ka bërë vlerësimin e dokumentacionit dhe ka konstatuar se subjekti Kosmonte Foods është në përputhje me Udhëzimin Administrativ për përmbushjen e kritereve si investitor strategjik. Në përputhje me statusin e investitorit strategjik, Kosmonte Foods për periudhën 2021-2025 do të zbatoj projektet deri në fund të vitin 2025 në vlerë prej 11.1 milionë euro”, ka thënë Hajdari në mbledhjen  qeverisë.

Burime të Lajmi.net kanë thënë se ky vendim është i kundërligjshëm për shkak se ‘Kosmonte Foods’ është në një kontest gjyqësor me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për tokën ku është e vendosur kjo kompani.

Po sipas burimeve, ministria e ka paditur këtë kompani për mosrespektim të kontratës së qirasë së tokës, dhe tash çështja është në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Qeveria ka bërë shkelje kur i ka dhënë statutin e Investitorit Strategjik kësaj kompanie për shkak se Gjykata akoma nuk ka dhënë një vendim mbi padinë për kontratën e tokës. Çka nëse gjykata vendos pro ministrisë, atëherë ne nuk guxojmë të kemi një investitorë të dënuar, pasi kjo do të binte ndesh me “Udhëzimin Admisnitartiv (QKR) 15/2018 Për Mënyrën dhe Metodat e Verifikimit të Përmbushjes së Kritereve për Caktimin e Statusit të Investitorit Startegjik””.

Në Ministrinë e Bujqësisë nuk kanë dashur të përgjigjen lidhur më atë se kur është ushtruar padia ndaj këtij investitori dhe se cilat kanë qenë pikat e shkeljes që po pretendon ministria. Lidhur me padinë nuk ka dashur të përgjigjet as pronari i kompanisë “Kosmonte Fuds”, Ilir Begaj.

Njëra prej benefiteve që do të ketë kjo kompani është shfrytëzimi i tokës shoqërore pa para, konkretisht, Qeveria ia ka dhënë në shfrytëzim një hapësirë të madhe të tokës për disa vite.

Lajmi.net nuk ka marr përgjigje nga Qeveria e Kosovës lidhur më atë se sa është hapësira e tokës, për sa vite i është dhënë në shfrytëzim dhe nëse kanë qenë në dijeni për padinë e ushtruar nga ana e MPBZHR-së.

Ligji për Investime Strategjike është miratuar në nëntor të vitit 2016. Nëpërmjet këtij, Kosova synonte që të nxisë, tërheqjen dhe të krijojë kushte për realizimin e investimeve strategjike, si dhe të përcaktojë procedurat administrative dhe kriteret për vlerësimin, zgjedhjen, implementimin dhe mbikëqyrjen e projekteve strategjike.

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë nuk kanë treguar se sa ndërmarrje kanë aplikuar deri më tani për të marr statusin e Investitorit Strategjik, por në një përgjigje të kësaj ministrie të para pak muajve është thënë se janë 35 ndërmarrje në rrugë për t’u pajisur më “pasaportën’ e investitorit strategjikë në Kosovë. Ato janë në proces të kompletimit të dokumentacionit. Një nga to ka shprehur interesim për investime në Brezovicë.

“Emrat e aplikuesve derisa janë në fazën e vlerësimit dhe shqyrtimit janë konfidencial (duke u bazuar në Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale). Pas aprovimit nga Qeveria atëherë behet publikim i tyre si investitorë strategjikë. KIESA/MTI mund të përgjigjet vetëm me numra se sa aplikantë janë dhe në cilën fazë janë secili. Në bazë të Ligjit për Investime Strategjik në Kosovë, deri në këtë periudhë, kanë aplikuar 35 kompani të cilat janë disa të kompletuara teknikisht e disa në proces të kompletimit të dokumentacionit mbi kriteret dhe kushtet e pacaktuara sipas Udhëzimit administrativ (QRK) Nr.15/2018 për mënyrën dhe metodat e verifikimit të përmbushjes së kritereve për përcaktimin e statusit të investitorit strategjik”, thuhet në një përgjigje të zyrës për informim të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Sipas kësaj ministrie, janë pesë sektorë të të cilët është shprehur interesim për investime. Në sektorin e energjisë me infrastrukturë dhe miniera janë 21 aplikime. Transport dhe Telekomunikacion një aplikim, Turizëm shtatë aplikime, Bujqësi dhe Industri Ushqimore pesë aplikime, dhe një aplikim në Shëndetësi.

“Një subjekti aplikues i është dhënë vendimi final nga Qeveria për sektorin e energjisë së ripërtritshme dhe kjo është kompania “SOWI Kosova”, e cila është në fazën finale të kompletimit të investimi. Subjekti i dytë aplikues është kompletuar teknikisht sipas kritereve të përcaktuara dhe është në pritje të shqyrtimit të raportit të Grupit Operacional nga Komisioni Ndërministror. Subjekti i tretë aplikues ka kompletuar dokumentacionin e nevojshëm, por pas protestave dhe kundërshtimit nga Komuna e Pejës, projekti është pezulluar”, ka bërë të ditur MTI-ja para disa muajve për lajmi.net.

Tutje MTI kishte bërë të ditur se një subjekt aplikues ka kompletuar dokumentacionin, mirëpo ministria është në pritje të konfirmimit nga Zyra e Kryeministrit, pasi aseti (qendra turistike Brezovica), i kërkuar nga subjekti aplikues, parashihet me planet e Qeverisë të jetësohet në partneritet publiko-privat, bazuar në marrëveshjen e Uashingtonit, të datës 04.07.2020.

Deri në fillim të vitit 2019 kanë qenë 12 aplikime për investime strategjike.

Ndërkohë, kompania Sowi Kosova LLC e cila është në pritje që të fitojë statutin e investitorit strategjikë, investimi i kësaj kompanie është parku me energji me erë në vlerë prej 169 milionë eurove. Ky është investimi më i madh direkt në Kosovë që nga paslufta deri më tani. Parashihen të ndërtohen 30 turbina të prodhimit të energjisë me erë, 105 megavat me energji në tri lokacione të Komunës së Mitrovicës.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments