Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaQeset plastike me pagesë/ ‘Konsumatori”: Ky 5 centë-shi është njëfarë zhvatjeje

Qeset plastike me pagesë/ ‘Konsumatori”: Ky 5 centë-shi është njëfarë zhvatjeje

Qytetarët e Kosovës do të paguajnë për disa lloje të qeseve plastike pas hyrjes në fuqi të Udhëzimit Administrativ.

Qeset plastike mbajtëse me peshë prej 25 deri 50 mikronë kanë filluar të shiten në treg për 5 centë, ku prej 5 centëve, dy centë tarifë i kalojnë buxhetit të Kosovës.

Por, nga organizata e “Konsumatorit” këtë vendim e kanë kundërshtuar dhe ata e kanë cilësuar si zhvatje të konsumatorit.

Kryetari i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, dhënë një intervistë për “IndeksOnline”-n, ka thënë se për ketë udhëzim administrativ nuk është konsultuar grupi i interesit.

“Çdo nismë duhet përshëndetur, mirëpo duke marrë parasysh grupin e interesit, qytetari konsumator nuk është konsultuar, nuk ka marrë pjesë në debate, po i bie që ky 5 centë-shi është njëfarë zhvatjeje. Nuk është marrë parasysh as zyra për mbrojtjen e konsumatorit, që është e emëruar nga kryeministri, dmth. nuk është diçka në rregull. Nuk është marrë parasysh as Ligji për mbrojtjen e konsumatorit. Në këtë lami e kemi e trajtuar edhe në programet për ruajtjen e konsumatorit dhe këtu dmth. se ne po vuajmë ende nga protagonizmi, nuk bashkëpunojmë”, është shprehur Kaçaniku.

Ai këtë udhëzim për qeset plastike, të cilat kanë filluar të shitën në treg i ka cilësuar si rrëmujë.

Sipas Kaçanikut, gjitha këto probleme praktike në terren, hartuesit e Udhëzimit administrativ nuk i kanë paraparë.

“Paguajnë për qeset që është reklamë e marketit, ne i bëjmë shërbim marketit edhe duhet të paguajmë. Është zhvatje për qytetarin konsumator, nëse paguan vetëm ai dhe nuk paguan edhe prodhuesi e nuk paguan edhe shitësi me pakicë”, theksoi Kaçaniku.

Më tej, kryetari i organizatës pyet pse zhvatet qytetari konsumator nëse është njëherësh edhe taksapagues si i tillë gjenerues kryesor i buxhetit të shtetit.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje më centët që nuk kthehen nga marketet.

Kujtojmë, se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku më ministri e Infrastrukturës, Liburn Aliu, dje kanë vizituar dy markete në qendër të Prishtinës, për të parë se apo zbatohet ky udhëzim.

Kurti ka bërë të ditur se qeset me peshë 25 deri 50 mikronë nuk do të kenë logo dhe se logot përdoren vetëm për ato të cilat janë mbi 50 mikronë./IndeksOnline/

Intervistën e plotë e gjeni më poshtë:

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments