Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaQendra Studentore bën thirrje për mos keqpërdorim të vendeve në konvikte

Qendra Studentore bën thirrje për mos keqpërdorim të vendeve në konvikte

Disa studentë të cilët tashmë janë pranuar në konvikte e mensë në Prishtinë, po mundohen të bëjnë manipulime me vendet të cilat i kanë zënë, duke i shitur ato.

 

Këtë biznes ata po e bëjnë përmes rrjeteve sociale, por sipas drejtorit të konvikteve, Fatmir Sfishta, nuk ka pasur gjasa të realizohen këto keqpërdorime.

“S’ka asnjë mundësi sepse ne ato kartela i japim në momentin që vjen studenti me mjet identifikimi me kartelë të studentit, ne atij studenti ia japim kartelën dhe bëhet identifikimi i  kohëpaskohshëm”, ka thënë ai.

Por deklaratave të Sfishtës nuk po iu beson Getoar Sylaj, aktivist i organizatës “Studim, Kritikë, Veprim”.

“Deklaratat e tij i kemi mësuar, janë të njëjta çdo vit, po të ishte qendra e studentëve më rigoroze ish kanë lehtë të identifikohen, por ky fenomen përsëritet çdo vit”, ka thënë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments