Rreth dy muaj më parë Gazeta Insajderi kishte raportuar për anulimin e një konkursi në Qendrën e Mjekësisë Familjare ‘Vezir Bajrami’ në Shtime, ku ishte pranuar në pozitën e ‘doktorit’ nipi i kryetarit Qemajl Aliu dhe vëllai i drejtoreshës së këtij institucioni, pas ankesave për nepotizëm.
Anipse jo përmes këtij konkursi, nipi i kryetarit të Shtimes, Agon Aliu dhe vëllai i UD drejtoreshës së QKMF’së, Pranvera Bajrami, Qëndrim Bajrami u punësuan përmes Caritas Kosova nga muaji korrik, atëherë edhe kur u anulua konkursi në fjalë.