Gazetari Parim Olluri ka komentuar sondazhin jo-zyrtar, ku sipas rezultateve të këtij sondazhi VV’ja ka dalë e para me 47 për qind.
Olluri në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka pikëpyetje në lidhje me kredibilitetin e sondazhit.
Ai shtron pyetjen se si ka mundësi që rezultati i një kompanie që sipas tij pretendon të jetë serioze, ,është i njëjtë me atë që thotë se e propagandon Mefail Bajqinovci e Dimal Basha.
“Sa i përket kredibilitetit të sondazhit, më shqetëson qysh mundet rezultati i një kompanie që pretendon që është serioze me qenë i njëjtë me ata që e propagandon Mefi e Dimali. 47 përqind pa diasporën është numër që e propagandon Mefi e Dimali.
19 përqind për PDK, e 17 për qind për LDK, pasi LDK’ja ka qenë më hiperaktive gjatë muajit të fundit. Tash sipas propagandës së Mefit e Dimalit duhet me kon ma poshtë, duhet me kon e treta. AAK-në edhe Nismën e vendos me 6.5 e vendos të 4-tën, për shkak që deputetët e VV’ë propagandojnë që AAK;ja dhe Nisma ka rrezik që nuk e kalojnë pragun. Frymën e propagandës së VV’së janë numrat e sondazhit, thjesht një dizajner i cili e ka shpërnda me një fletë, dhe qashtu qysh e lyp VV’ja është bërë ky vizatim”.