Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, thotë se ka mbetur të zgjidhet në Bruksel çështja e reciprocitetit me Serbinë në çështjen e letërnjoftimëve.
Ish-drejtori i Policisë tha në Frontal të T7 se shpreson që të mos ketë zgjidhje si ajo për targa vitin e kaluar.
Ai tha se Qeveria duhet ta zbatojë vendimin.
“Ky vendim që është marrë nga Qeveria duhet gjithsesi të implementohet”, tha Qalaj.