Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaPZAP miraton dy ankesa të LDK-së ndaj LVV-së, i shqipton dënim 2,400...

PZAP miraton dy ankesa të LDK-së ndaj LVV-së, i shqipton dënim 2,400 euro

Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me 2,400 euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

PZAP ka pranuar ankesën Anr.629/2021 të parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, i shqiptohet gjobë në lartësi prej 1,200 euro, në emër të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike- Thyerja e heshtjes zgjedhore.

“Detyrohet subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje me seli në Lipjan, që gjobën e shqiptuar si në pikën I të dispozitivit të këtij vendimi ta paguaj në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi, nën kërcënim të shqiptimit të dënimit shtesë”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Ankesa tjetër që është pranuar nga PZAP-ja është gjithashtu e parashtruar nga LDK-ja kundër LVV-së.

“Pranohet ankesa Anr.619/2021 nga Lidhja Demokratike e Kosovës me seli në Prishtinë, ndërsa subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje me seli në Prishtinë, i shqiptohet dënimi me gjobë në lartësi prej 1,200 euro për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët- vendosja e materialit zgjedhor në hapësirë publike-trafo elektrike”, thuhet në vendim.

LVV detyrohet të paguajë këtë gjobë në afat prej 15 ditëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments