Të martën po mbahet pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë në Kosovë për nxënësit që i kanë përfunduar klasat e nënta.
Edhe këtë javë, sikurse javën e kaluar, në internet janë publikuar pyetjet e testit, si dhe janë krijuar grupe mes nxënësve me qëllim për të kopjuar.
KOHA ka siguruar pamje të grupeve ku po publikohen pyetjet dhe përgjigjet e testit të nxënësve.
Kopjime ka pasur edhe në Testin e Maturës, që u mbajt javë më parë nga 21 mijë maturantë.
