Menjëherë pas fitores së Kosovës, përzgjedhësi Bernard Challandes është deklaruar në konferencë për shtyp.
Challandes u pyet nga gazetarët prej Gjeorgjisë lidhur me këtë fitore të Kosovës.
Fillimisht, tekniku zviceran zbuloi ‘taktiken’ se si e mposhten Gjeorgjinë.
“Ishte të provojmë të luajmë futboll të mirë me posedim dhe pasime vertikale dhe të punojmë si ekip. Kemi qenë ndeshje e vështirë dhe e kemi ditur, ka pasur raste kur ishim një kundër një ose në ajër dhe duhej të jepnim më të mirën në ato raste”.
Tutje, duke marrë parasysh se Gjeorgjia nuk e njeh Kosovën, Challandes është pyetur edhe nëse ka pasur ndikim politika në fitoren e “Dardanëve”.
“Nuk flas për origjinën, nuk është mënyra ime. Jam trajner i Kosovës, punojë për FFK-në dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e tyre. Të gjithë njerëzit që kur erdha këtu kanë pasur respekt për ne dhe kjo është më e rëndësishmja për ne”, deklaroi ai.
Sfida e radhës për Kosovën është kundër Greqisë.