Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, ka shkruar në Facebook se si bashkëshortja e tij, presidentja Vjosa Osmani, ka konkluduar herët se presidenti rus Vladimit Putin është kriminel lufte.
Prindon Sadriu ka shkruar disa data si për të dëshmuar se presidentja Osmani e ka thënë atë që presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe sekretarja e Jashtme britanike Lis Truss e thanë 7, specifikisht, 9 ditë më vonë.
“8 mars 2022, Presidentja Vjosa Osmani: ‘Putini është kriminel lufte’
15 mars 2022, Presidenti Biden: ‘Putini është kriminel lufte’
17 mars 2022: Sekretarja e jashtme britanike Liz Truss: ‘Kemi prova shumë të forta që Putin ka kryer krime lufte‘”, ka shkruar ai, duke shtuar në fund një ‘hashtag’ për “sinkronizimin” dhe “rreshtimin” në politikën e jashtme.