v
Presidenti rus Vladimir Putin tha se askush nuk dëshiron një konflikt midis Rusisë dhe NATO-s.
Por nëse dikush dëshiron, ”ne jemi gati”, deklaroi ai.
”Askush nuk dëshiron ndonjë konflikt, por nëse ata duan, ne jemi gati”, tha Putin në një bisedë me gazetarët pas përfundimit të samitit ”Rusi-Afrikë”.
”Ne jemi gjithmonë të gatshëm për çdo skenar. Por askush nuk e dëshiron këtë”.
”Me iniciativën e Amerikës, ne dikur krijuam një mekanizëm të veçantë për parandalimin e konflikteve të tilla. Komandantët e disa njësive tona kanë mundësi të komunikojnë drejtpërdrejt dhe të konsultohen për çdo situatë krize”.