Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaPupovci me thirrje për respektim të masave, flet për një rast të...

Pupovci me thirrje për respektim të masave, flet për një rast të ngacmimit seksual në Malishevë

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Dukagjin Pupovci tha në një konferencë për media se nga 25 tetori të gjitha institucionet arsimore kanë filluar punën me rregull, për çka ka bërë thirrje që të vazhdojnë të respektojnë masat anti-COVID.

“Nga data 25 tetor të gjitha institucionet edukative arsimore dhe ato të arsimit të lartë kanë filluar me punë të rregullt dhe orar të rregullt”.

“Në 96% është zhvilluar procesi në rregull, për dallim të disave që  kanë nisur me pak vonesë. Me gjithë faktin se masat janë relaksuar shfrytëzoj rastin që të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe personelin arsimor të vazhdojnë me respektimin e masave”.

Tutje Pupovci tha çështje tjetër e rëndësishme është edhe ndarja e bursave për studentët e nivelit  bachelor dhe master.

“Çështja tjetër janë konkurset për bursat, ku kjo ministri kanë ndarë njoftimin që do të japin bursa për të gjithë studentët bachelor dhe master, që do jetë i hapur deri më 3 nëntor. Dhe ndarja e bursave të tjera”.

Pupovci u pyet lidhur me rastin e një ngacmimi seksual në Malishevë, ku tha se ka një sërë arsyesh që të përpilohet kodi etik, duke sqaruar se ngacmimi seksual është rast penal dhe që sanksionohet me ligj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments