Monday, March 3, 2025
HomeLajmeKosovaPunëtori me 42 vjet përvojë pune në Trainkos njoftohet me SMS për...

Punëtori me 42 vjet përvojë pune në Trainkos njoftohet me SMS për largim nga puna, shkak kontrata

Sami Halimi, punonjës me mbi 42 vite përvojë në NP Hekurudhat e Kosovës – Trainkos Sh.A., do të pranojë sot vendimin për largimin nga puna.

Ai pretendon se po përjashtohet padrejtësisht, pasi ka refuzuar ndryshimin e kontratës së tij nga afat i pacaktuar në një kontratë 3-vjeçare.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftoj po ashtu dhe ju ftoj që nesër, nga ora 13:00, në Fushë Kosovë, ta shihni LIVE si prindi im përjashtohet nga puna në Train Kos (ish Hekurudhat e Kosovës) në moshën 58 vjeçare.

Prindi im është i punësuar që nga mosha 14 vjeçare, para luftës, duke zëvendësuar prindin e tij që në atë kohë ka ndërruar jetë i cili ka punuar si makinist .

Prindi duke qenë i mitur, nuk kishte kontratë të rregullt deri në vitin 01.09.1982 ndersa deri tani ka stazh pune mbi 42 vjet

Prindi im, Sami Halimi, po përjashtohet nga puna pasi nuk pranoi t’i ndryshohet kontrata nga në kohë të pacaktuar në 3-vjeçare. Po ashtu, i është ndërruar vendi i punës duke u thirrur kinse ne rikunstuimin e ndërmarrjes që prapë të drejtë në ndryshimin e kontratës.

Në konsultim me inspektoriatin e Punës dhe avokatin, na kanë rekomanduar që mos ta nënshkruajmë kontratën 3-vjeçare, pasi është jo e ligjshme që të ndryshohet nga kontrata e pacaktuar në një kontratë 3-vjeçare.

Për këtë, punëdhënësi ka marrë vendim që ta largojë babin tim, pas 42 vjetësh përvoje.

Prindi ka qenë ndër punëtorët me përvojën më të gjatë, gjithashtu i vlerësuar për punën e tij.

Ai, që nga mosha 14 vjeçare, vetëm këtë punë ka bërë dhe është i lidhur shpirtërisht e emocionalisht me të. Pas këtij vendimi, gjendja e tij emocionale është rënduar, dhe ju mund ta shihni live kur nesër, nga ora 13:00, në Fushë Kosovë, tek zyret e NP Hekurudhat e Kosoves, Trainkos Sh.A, do ta pranojë vendimin për largimin nga puna.

Bashkangjitur gjeni njoftimin për largim nga puna

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments