
Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës, kanë protestuar sot para Rektoratit ku kanë kërkuar rritjen e pagave.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha se përpjekjet për rritje të pagave nuk po ndalen.
“Sot 250 grevist mbyllën derën e Rektoratit, ata nuk lëvizin. Ne edhe nesër do e mbyllim këtë derë dhe si duket po na imponohet veprimi i njëanshëm”, u shpreh Azemi.
Ai tutje shtoi se pagat e kundërligjshme na i shkurtuan edhe ashtu të vogla 250 euro për punëtorët e sigurimit fizik.
“Punëtorëve teknik as sot nuk ua paguan pagat e tyre, kurse deputetëve serbë në Parlamentin e Kosovës, ua japin nga dy mijë euro pa punuar fare. Kujdes tani studentët si duket do të lëvizin në mbështetjen tonë dhe të tyre”, ka deklaruar Azemi.
