Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaPunëtorët shëndetësorë do të mbajnë grevë një-ditore

Punëtorët shëndetësorë do të mbajnë grevë një-ditore

Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës bën të ditur se në mbledhjen e mbajtur sot kanë marrë vendim që më 25 nëntor të mbajnë grevë të përgjithshme një ditore tetë orëshe.

Qëllimi i këtyre takimeve është që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me sindikatat dhe faktorët të tjerë si dhe të shkojë sa më parë në Kuvend, kurse kërkojnë që i njëjti të fillojë së implementuari nga viti 2022.

Deri atëherë Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon:

1. Takim urgjent me Kryeministrin e Republikës së Kosovës,

2. Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Z.Xhelal Sfeçla i kërkon urgjentisht ti ftoj Sindikatat në grupin punues për Projektligjin e Pagave, dhe

3. Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon takim urgjent me Ministrin e ri të Shëndetësisë Dr.Rifat Latifi.

FSSHK-së paralajmëron se Grevat dhe veprimet të tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme nëse Qeveria dhe instancat tjera relevante nuk reflektojnë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments