Sunday, November 17, 2024
HomeLajmeKosova“Punësuat dajë, halla e teze” – Deliu lëshon mbledhjen ku po raportonte...

“Punësuat dajë, halla e teze” – Deliu lëshon mbledhjen ku po raportonte Bislimi

Gjatë raportimit të zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi në Komisionin për Integrime Evropiane, deputetja e Kuvendit nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se krejt çka është parë në qeverisjen Kurti në këta shtatë muaj ka qenë politizimi në punësime, me dajë, halla dhe teze.

 

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti nga VV, Driton Hyseni, i cili ka kërkuar që në këtë mbledhje fokusi të jetë vetëm për Raportin e Progresit.

Në shenjë pakënaqësie deputetja, Blerta Deliu Kodra ka lëshuar mbledhjen, pasi zëvendëskryeministri Bislimi në përgjigjen e tij, u shpreh i habitur se çka janë këto deklarata të opozitës “depolitizimi-depolitizimi”.

Për shkak të kuorumit, është ndërprerë mbledhja dhe nuk u fut në votim raporti

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments