Wednesday, November 27, 2024
HomeLajme“Puç politik”, asamblistët e LDK’së në Komunën e Prishtinës: Do të vazhdojmë...

“Puç politik”, asamblistët e LDK’së në Komunën e Prishtinës: Do të vazhdojmë punën me Kryetarin, opozita bëri pazare të pista

“Komplot (puç) politik” e ka cilësuar asambleistja e LDK’së, Jeta Rafuna, veprimin e sotëm të partive opozitare në kryeqytet, Vetëvendosjes, AAK’së dhe Nismas, për shkarkimin e 20 aksionarëve të 10 ndërmarrjeve publike komunale.

Sipas saj, kjo është bërë për shkak “të pazareve të pista personale në mes te partive opozitare dhe grupeve te interesit”.

Rafuna ka thënë se pavarësisht veprimeve bllokuese të opozitës, asambleistët e LDK’së do të vazhdojnë punën dhe angazhimin bashkë me kryetarin Përparim Rama dhe ekzekutivin në të mirë të transformimit të Prishtinës.

“Puna e madhe dhe zhvillimi që po ndodh në kryeqytet ka kompleksuar rëndë opozitën e cila në tentativën e vet për të kapur ndërmarrjet do të dëmtoj rëndë këto ndërmarrje, por edhe projektet e shumta që janë duke u realizuar.

Prandaj, ne si asambleistë të LDK-së në kryeqytet, pavarësisht veprimeve të vazhdueshme bllokuese të opozitës që për qëllim kanë realizimin e interesave personale dhe të grupeve të ndryshme të interesit, do të vazhdojmë punën dhe angazhimin tonë bashkë me kryetarin dhe ekzekutivin në të mirë të transformimit të Prishtinës”, ka shkruar Rafuna.

Ndryshe, Kuvendi Komunal i Prishtinës i ka shkarkuar 20 aksionarë të 10 ndërmarrjeve publike komunale. Kjo u bë me plan të LVV-së dhe AAK-së, dy partive opozitare në kryeqytet, të cilat e kishin thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme për këtë punë.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit ku 25 vota ishin pro shkarkimit, nuk morën pjesë asamblistët e LDK-së e PDK-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments