Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar fatmirësisht asnjë raste me përfundim fatal si rezultat i koronavirusit.
Sipas të dhënave të IKSHPK-së, gjatë kësaj periudhe 11 qytetarë kanë rezultuar me sëmundjen infektuese nga 1.719 testime.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.658 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.585.044 doza të vaksinës.
Deri më sot 742.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.466. Në total numri i rasteve aktive është 447.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni KËTU.