Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 14 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus përbrenda 24-orësh testimeve.
Po ashtu, në 24-orët e fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.
“Nga 1.696 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes”, thuhet në njoftim.