Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmePublikohet programi i Presidencës çeke të Këshillit të BE-së, a do të...

Publikohet programi i Presidencës çeke të Këshillit të BE-së, a do të jetë në fokus liberalizimi i vizave për Kosovën

Çekia ka marrë stafetën nga Franca për ta udhëhequr Presidencën e Këshillit të BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm. Presidenca çeke ka publikuar programin e saj me prioritetet që do të ketë në gjashtë mujorin e fundit të 2022-ës.

Në programin 67 faqësh thuhet se do t’i kushtohet vëmendje e veçantë zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, pas agresionit rus në Ukrainë, me theks të veçantë normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

“Presidenca e Çekisë do të mbështesë dialogun politikmes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe do të fokusohet në ndikimin e agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukraina në rajon. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet zhvillimeve në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në program.

Liberalizimi i vizave për Kosovën si çështje s’përmendet në programin e presidencës çeke, por në fokus do të jetë zgjerimi i zonës Schengen përfshirë Kroacinë, Bullgarinë dhe Rumaninë.

Çekia do ta organizojë në tetor edhe një Konferencë Ministrore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve nga Evropa Lindore, Azia Qëndrore dhe Turqia.

“Presidenca çeke do të organizojë Konferencën Ministrore të Procesit të Pragës në tetor 2022 me pjesëmarrjen e shteteve Ballkani Perëndimor, vende nga Evropa Lindore dhe Azia Qendrore dhe Turqia, e cila do të synojë të konfirmojë dhe forcojnë angazhimet e vendeve në të gjitha fushat e bashkëpunimit”, thuhet tutje.

Franca ka udhëhequr me presidencën e Këshillit të BE-së nga 1 janari deri më 30 qershor 2022. Gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur shtytje përpara të çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments