Janë publikuar pamje nga aksidenti që ndodhi sot në Veternik të Prishtinës, ku dyshohet se një veturë ka goditur dy fëmijë.
Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të konfirmuar lajmin, por policia nuk ka dhënë ende detaje rreth rastit.
Në pamjet e publikuara në vendin e ngjarjes shihen edhe zyrtarët e policor, ndërsa nuk dihet gjendja shëndetësore e fëmijëve që dyshohet se janë goditur nga vetura.
Aksidenti ka shkaktuar edhe kolona të gjata, pasi që policia e ka bllokuar rrugën.