Në seritë e dokumentuar të “Të gjitha ose asgjë”, Juventus në “Amazon Prime Video” ka publikuar disa foto të yllit Cristiano Ronaldo duke qarë pas eliminimit nga Porto në sezonin 2020/21 në Ligën e Kampionëve.
Ishte 9 mars 2021, kur Porto bëri befasinë duke kaluar tutje, ku rezultati i përgjithshëm ishte 4-4, por vulosi rregulli i golit si mysafir.
Kjo kishte ndikuar negativisht te Cristiano Ronaldo që nuk arriti të shënoi dhe nisi të qante në dhomën e zhveshjes, kur përfundoi takimi.
Ky moment i mërzitur për CR7 u zbulua në episodin e gjashtë të “Të gjitha ose asgjë”. Portugezi nisi të qante pas humbjes, ku stadiumi ishte i zbrazur shkaku i pandemisë së COVID-19.
Ai dukej se ishte lojtari më i ndikuar nga humbja, derisa disa pjesëtarë të skuadrës provuan t’i qëndrojnë afër.
Por, para lotëve, Cristiano Ronaldo ishte i zemëruar. “Ne duhet të bëjmë më shumë. Nuk luajtëm fare, nuk bëmë asgjë. M**. Ne luajmë si m**, sërish”.
Pastaj, bashkëlojtari Juan Cuadrado vjen dhe i thotë të qetësohet para se t’ia kujtojë “Ti duhet të jesh shembull për të gjithë”, tha kolumbiani, ku Ronaldo u përgjigj “E përfshi vetën gjithashtu. Nuk jemi duke bërë asgjë, duhet të flasim të vërtetën. Është ndeshje e Ligës së Kampionëve, duhet të kesh karakter”.
Andrea Pirlo, që ishte trajner, provoi të qetësonte këtë situatë “Kjo është e mjaftueshme. Duhet të jemi të qetë dhe të duruar”.
Dans les coulisses de la Juventus.
All or Nothing : Juventus, est désormais disponible sur #PrimeVideo pic.twitter.com/cHIUitGeRe— Prime Video Sport France (@PVSportFR) November 25, 2021
Ndërsa, verën që lamë pas, Cristiano Ronaldo kompletoi kalimin te Juventus, skuadër tek e cila është duke shkëlqyer, por rezultatet e fundit kanë qenë negative.