Saturday, November 23, 2024
HomeSportPSG ‘shpartallon’ Club Brugge, kualifikohet tutje si pozitë e dytë

PSG ‘shpartallon’ Club Brugge, kualifikohet tutje si pozitë e dytë

PSG ka triumfuar në shtëpi kundër Club Brugge, në kuadër të xhiros së gjashtë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

 

“Parisienët” triumfuan me rezultat të thellë 4 – 1.

Pas vetëm dy minutave lojë, Kylian Mbappe kaloi vendasit në epërsi duke shënuar pas një topi të kthyer (2′).

Pesë minuta më vonë, francezi pranoi një top të bukur nga Angel di Maria dhe në stilin vollej e dërgoi topin në rrjetë (7′). Me këtë dy gola, Mbappe u bë futbollisti më i ri në moshë që shënon 30 gola në Ligën e Kampionëve.

Për golin e tretë, u përkujdes shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi që realizoi në mënyrë maestrale nga distanca pas një pasimi të Mbappe (38′).

Pjesa e dytë nisi më mirë për klubin belg, që ngushtoi epërsinë përmes Rits që u asistua nga Lang (68′).

Mirëpo, vetëm tetë minuta më vonë, Messi u faullua brenda zonës dhe pastaj e konkretizoi në gol, 11-metërshin e fituar (76′).

Kështu, PSG e mbyll fazën grupore si pozitë e dytë me 11 pikë, derisa Brugge nuk arrin në garat evropiane duke u renditur në pozitën e fundit me katër sosh.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments