Mediumi më i madh francez “L’Equipe”, raporton se PSG nuk e do shitjen e sulmuesit Kylian Mbappe këtë afat veror.
Negociatat mes Real Madridit dhe PSG-së janë ndërprerë, derisa gjasa që Mbappe t’i bashkohet Realit këtë verë, janë shumë të ulëta.
Kishte shumë spekulime që PSG ka refuzuar dy ofertat e Realit me vlerë 160 milionë euro dhe 180 milionë euro.
Por, kjo nuk ishte arsyeja kryesore pse negociatat janë ndërprerë, e tëra sipas L’Equipe, ndodhi kur gjiganti francez refuzoi edhe ofertën e tretë me vlerë 200 milionë euro, që nuk ishte zyrtarisht në tavolinë.
Kjo ndikoi që Reali ta sheh situatën si të pamundur dhe heqi dorë nga Mbappe për këtë afat veror, derisa do provojë të nënshkruajë parakontratë qysh në afatin e janarit.
🚨🚨| Real Madrid claim to have made a verbal 200M offer that has been refused, but PSG are DENYING that offer was made. @lequipe #rmalive
— Madrid Zone (@theMadridZone) August 30, 2021
🚨🚨| Real Madrid claim to have made a verbal 200M offer that has been refused, but PSG are DENYING that offer was made. @lequipe #rmalive
— Madrid Zone (@theMadridZone) August 30, 2021
Ndërkohë, ekziston mundësia që edhe gjigantët e tjerë evropianë të interesohen për Mbappe, ngase pas 10 muajve do jetë agjent i lirë.